“Pyetje dhe dënime”…Loja në fermë mes Albës dhe Andreas
Në guzhinë dy fermerët kanë nisur një lojë mes tyre. Gjatë kësaj mënyre ata bëjnë edhe pyetje në mënyrë që të njohin edhe më shumë njëri-tjetrin. Andrea si një tip “thumbuesi” që është nuk nguron ti bëjë Albës pyetjen dhe të mësojmë edhe ne më shumë për të. Ai e pyet se me cilin personazh vip ka patur ajo një konflikt nga figurat publike. Fermerja zgjedh që të refuzojë të përgjigjet dhe nuk shprehet se ka konflikt me dikë. Ajo shprehet se raportet i ka të mira, pavarësisht debateve sesi ato e shohin jetën. Ajo tregon se nuk merr personale asgjë. Po të njëjtën pyetje ajo zgjedh ti bëjë dhe fermerit. E përgjigjja e tij ishte se nuk ka konflikt me askënd, por hatërmbetje nga formati televiziv që ka qenë dhe Alba.