loading

“Puthjet e tua…”/ Atmosferë e këndshme në Fermë, fermerët këndojnë së bashku

Pasditen e sotme në Ferma VIP, atmosfera është më pozitive se kurrë. Fermerët po shijojnë një moment çlodhjeje në verandë, larg punëve të ditës, duke kaluar kohë cilësore me njëri-tjetrin.

Protagonistët e kësaj pasditeje janë Esteri, Andrea dhe Andueli, të cilët me shumë pasion kanë nisur të këndojnë, duke i dhuruar gjithë fermës një energji të veçantë. Zërat e tyre harmonikë dhe entuziazmi që i shoqëron fermerët të jep idenë e një “mini festivali” në Fermë.

Momente si këto tregojnë sesa shumë është forcuar fryma e bashkëpunimit dhe miqësisë në Fermë. Në këtë realitet të mbushur me sfida, pasditet muzikore si kjo i japin ditës një shije ndryshe më të lehtë dhe më të bukur.