loading

Puthje dhe kërcim/ Pasi mbaruan punët në stallë, fermeret ia marrin valles

Pas përfundimit të punëve në stallë, kryfermerja Big Mama ka vijuar me stilin e saj të veçantë të drejtimit, duke vënë në rresht vajzat për një marshim simbolik drejt ambientit kryesor të fermës. Me krenari dhe entuziazëm, ajo u tha fermereve: “Keni qenë më të mirat dhe të shkëlqyera”, ndërsa nuk munguan as batutat Alba u dëgjua duke thënë me dashuri: “Me kryfermeren më të mirë!” Mes buzëqeshjesh dhe ritmit të hapave, vajzat janë rikthyer në fermë ku atmosfera ndryshoi menjëherë. Pasi mbyllën me sukses detyrat e ditës, ato nisën të këndojnë dhe kërcejnë në verandë, duke reflektuar lehtësim, gëzim dhe një frymë bashkëpunimi.

Agai, si gjithmonë i vëmendshëm ndaj energjisë së banorëve, ka kujdesur për sfondin muzikor dhe ka vënë valle tradicionale për të shoqëruar gëzimin e vajzave. Vallja nisi natyrshëm dhe shndërroi verandën e fermës në një skenë feste, ku puna u kthye në kënaqësi. Kjo ditë ka dëshmuar jo vetëm përkushtimin dhe organizimin e shkëlqyer të vajzave, por edhe udhëheqjen karizmatike të Big Mamës, e cila me stilin e saj të veçantë ka sjellë ritëm, harmoni dhe pozitivitet në çdo cep të fermës.