Punët te kafshët, Ylli pastron stallën e lopëve; Ester përkëdhel dhitë
Jeta në “Ferma VIP” nuk njeh pushim! Sot në fermë ra gongu, një sinjal i njohur për të gjithë fermerët se është koha për t’u kujdesur për kafshët, një nga detyrat më të rëndësishme dhe më të vështira në Fermë.
Fermerët u shpërndanë menjëherë nëpër detyrat e tyre dhe nisën angazhimin në ambientet e kafshëve. Çdo fermer kishte rolin e tij, por në sy ranë veçanërisht Ylli dhe Ester, të cilët treguan dy qasje shumë të ndryshme ndaj punës.
Ylli, me seriozitet dhe përkushtim, u drejtua drejt stallës së lopëve, ku nisi pastrimin e saj. Ndërkohë, Esteri zgjodhi një qasje më “emocionale”: ajo përkëdhelte dhitë, duke u folur dhe përkëdhelur me butësi, sikur të ishin kafshët e saj shtëpiake. Edhe pse nuk u përfshi në punë fizike, ajo krijoi një moment të ngrohtë për kafshët.
Ndërkohë, të gjithë fermerët janë vënë në lëvizje për të siguruar që kafshët të marrin kujdesin e duhur. Puna nuk ndalet në “Ferma VIP” që çdo ditë sjell një sfidë të re!