loading

Punët nisin në fermë , Big Basta përkëdhel kafshët, Andueli në stalla, Andrea ndan detyra

Pas zgjimit të ngadaltë dhe mëngjesit të zakonshëm me kafe, jeta në fermë rifillon me ritmin e saj të zakonshëm. Kryefermeri Andrea, ka ndarë punët për secilin fermer duke u siguruar që çdo detyrë të shkojë në vendin e duhur.

Fermerët marrin pozicionet e tyre pa shumë fjalë , Frederiku dhe Big Basta janë nisur drejt stallave për t’u kujdesur për kafshët. Big Basta, me natyrën e tij të veçantë dhe të dashur, nuk vonon të krijojë atmosferë për kafshët:
“Zemra e vogël ti… ku janë gocat?” – dëgjohet teksa përkëdhel kafshët me plot dashuri.

Ndërkohë, Andueli nis me pastrimin e stallës së lopëve, duke mos humbur kohë. Përkundër zgjimit të vështirë, ai tregohet energjik dhe i përkushtuar në detyrën e tij. Edhe Andrea i bashkohet punëve në fermë, ndërsa njëkohësisht mbikëqyr dhe ndan me kujdes detyrat për çdo fermer.

Big Basta vazhdon të kujdeset për dhitë, duke i pastruar dhe ushqyer me përkushtim. Dita ka nisur dhe fermës i është kthyer ritmi i zakonshëm  me punë, përkushtim dhe pak humor.