loading

Punët në stallë; Nenna kujdeset për Ozin, Frederiku iu shtron vendin lopëve

Teksa në Fermë ka rënë gongu, fermerët kanë vrapuar për tu përkujdesur për kafshët. Nenna është kujdesur për Ozin teksa e ka marrë nga jashtë për ta futur në stallë.

Ndërkohë, Frederiku është kujdesur për lopën dhe viçin teksa me ndihmën e Nennes i kanë pastruar stallën. Më pas, Frederiku ka marrë barë për t’ia shtruar lopës dhe viçit për të fjetur.

Ylli, si gjithmonë i angazhuar me punët e tij në stallë, ka mbajtur dhinë për të pirë keci i saj. Ai ka përkëdhelur kecin pasi ka pirë qumësht. Edhe Nenna ka shkuar të përkëdhelë kafshët, ndrësa i ka thënë dhivë që e kanë fytyrën “shumë seksi”.