loading

Punët në stallë nën drejtimin e kryefermerit Andrea, fermerët tregojnë përkushtim dhe organizim

Nën urdhrin e kryefermerit të javës, Andrea, puna në stallat e fermës ka vijuar me intensitet dhe përkushtim. Tre fermerë  Big Basta, Erandi dhe Ylli –janë caktuar për t’u kujdesur për ambientet e kafshëve dhe, sipas vëzhgimeve të para, ata po e kryejnë detyrën me sukses.

Të tre janë parë duke bashkëpunuar në pastrimin e stallave dhe në ushqimin e kafshëve, duke respektuar ndarjen e detyrave dhe duke ruajtur një ritëm pune efikas. Erandi, me stilin e tij të zakonshëm plot humor, është fokusuar tek stalla e dhive. Ai është parë duke i ushqyer ato me gjethe dhe duke u sjellë me to me një kujdes të veçantë, ndërsa nuk munguan as batutat  që i jep zakonisht ambientit.

Ndërkohë, Big Basta ka marrë përsipër duke sjellë bar për të gjitha kafshët në fermë. Me qetësi dhe përkushtim, ai është siguruar që asnjë kafshë të mos mbetet pa ushqim, duke bërë shpërndarjen në të gjitha stallat.

Ylli është përfshirë në pastrim, duke ndihmuar në mbajtjen e ambienteve të pastra dhe të organizuara. Bashkëpunimi mes tyre tregon se ndarja e punëve nga Andrea ka funksionuar mjaft mirë, të paktën në këtë fazë të parë të ditës.

Ju Rekomandojmë