loading

Punët në stallë/ Anduel-Andreas: Pse të kapin këto paranoja?

Pas zgjimit të mëngjesit dhe ndarjes së detyrave nga kryefermerja Big Mama, jeta në fermë ka hyrë në ritmin e saj të zakonshëm. Fermerët janë vendosur menjëherë në lëvizje, secili duke nisur punët që i janë caktuar.

Të parët që nisin ditën në stalla  janë Andueli dhe Andrea, të cilët drejtohen drejt stallave. Me humor dhe energji pozitive, ata shkëmbejnë batuta mes tyre, duke thënë me të qeshur: “Dy finalistët e parë”, duke treguar miqësi mes tyre. Në stallë, ata ndalen fillimisht te lopët, të cilave u ofrojnë ushqim dhe pastrojnë vendin ku qëndrojnë. Andueli, , i ushqen lopët duke thënë me humor: “Ja ku ju erdhi fileto bari!”, ndërkohë që përkëdhelin kafshët dhe i trajtojnë me kujdes. Më pas, fermer Roni i bashkohet punës në stallë. Ai merret me stallën e dhive, duke e pastruar dhe duke hedhur ushqimin për to. Me qetësi dhe përkushtim, Roni përmbush detyrën e tij pa vonesë, duke ndihmuar në ruajtjen e pastërtisë dhe mirëqenies së dhive. Nga ana tjetër, Frederiku vazhdon punën që e bën çdo ditë kujdesin për pulat dhe mbledhjen e vezëve. Ai është ndër më të përkushtuarit dhe nuk e ndalon ritmin e tij të zakonshëm.

Në përgjithësi, punët në stallë po zhvillohen me rregull dhe bashkëpunim. Fermerët po tregojnë përkushtim dhe organizim, ndërsa dita në fermë ecën përpara mes punës, batutave dhe atmosferës së mirë që ka nisur që në mëngjes me në krye, kryefermeren edhe të kësaj jave Big Mama.