Punët në fermë/ Fermerët kujdesen për kafshët dhe i ushqejnë
Mëngjesi në fermë ka nisur me ritëm dhe organizim nën drejtimin e kryefermeres së re, Ester. Pasi u zgjua në dhomën e Njëshit, ajo mori menjëherë përsipër detyrën e saj kryesore si lidere e javës: ndarjen e punëve për të gjithë fermerët.
Ester ka shpërndarë detyrat në dy drejtime ato në ambientet e brendshme të fermës dhe ato në stallat e kafshëve. Të parët që u nisën drejt stallës së kafshëve ishin Frederiku dhe Ylli. Ata përshëndetën kafshët me përkujdesje dhe nisën punën në mënyrë të qetë e të koordinuar. Fillimisht vizituan stallën e pulave, ku mblodhën vezët dhe ushqyen pulat.
Pas kësaj, Ylli iu përkushtua kujdesit për dhitë. Ai pastroi stallat dhe i ushqeu ato me misër. Në këtë detyrë iu bashkua edhe Andueli, i cili punoi krah për krah me Yllin për të përfunduar pastrimin dhe për t’u siguruar që kafshët të kishin mjaftueshëm ujë për të pirë. Pasi përfunduan detyrat në stallë, fermerët u rikthyen në fermë për të vazhduar me pjesën tjetër të ditës. Organizimi i punëve nga Ester është pritur mirë nga shumica e fermerëve, duke sjellë një fillim të qetë dhe efikas për javën e re.