loading

Punët e mëngjesit zhvendosen në stalla , Frederiku dhe Ylli kujdesen për kafshët

Ashtu si në kuzhinë, edhe në stalla puna ka nisur herët në mëngjes. Me urdhër të kryefermeres së javës, Ester, fermerët janë shpërndarë në detyrat e përditshme, duke vënë në lëvizje të gjithë punët e fermës.

Të parët që janë drejtuar drejt stallave kanë qenë Frederiku dhe Ylli. Të dy janë veshur me uniformën e punës dhe kanë shkuar drejt stallave. Frederiku është kujdesur për gomarin e fermës, Ozin. Ai e ka nxjerrë atë nga stalla dhe e ka çuar në bar për ta ushqyer. Nga ana tjetër, Ylli ka marrë një kovë me  misër dhe është nisur drejt kotecit të pulave, duke i ushqyer ato me kujdes. Një moment i veçantë ka qenë kur Frederiku ka filluar t’i mësojë Yllit si të flasë në gjuhën letrare shqipe, duke e korrigjuar mes punës në stallë.

Teksa Frederiku qëndronte me Ozin në bar, Ylli ka vijuar punën duke ushqyer lopët dhe më pas dhitë e fermës, duke përmbushur të gjitha detyrat e mëngjesit  të dhëna nga kryefermerja me përkushtim.