loading

Punë, përkujdesje dhe pak romancë në stallë, Erandi mban mbi kurriz Elinarën

Jeta në fermë vijon me ritme të qeta, por plot momente të veçanta. Ndërsa dita ka avancuar, fermerët janë zhytur në punët e zakonshme në stallë, duke treguar kujdes të madh për kafshët. Erandi është parë duke pastruar me përkushtim, ndërsa Big Basta, me një kovë në dorë dhe fjalë të përkëdhelura, ka ushqyer dhitë me një dashuri të veçantë.

Dyshja, e përkushtuar dhe e harmonizuar në punë, janë bashkuar më pas për t’u siguruar që të gjitha kafshët të kenë ujë të mjaftueshëm. Më pas, Erandi është kthyer për të sjellë gomarin Ozzi nga shëtitja, duke e futur me kujdes në stallë.

Ndërkohë, Elinara ka sjellë një tjetër atmosferë në fermë. Ajo ka ushqyer patat dhe rosat e fermës me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, duke u kënduar me humor këngën “Patat lahen mbrenda në liqen…” – një moment që solli të qeshura dhe ngrohtësi.

Por sytë e publikut janë sërish tek dyshja që po përflitet çdo ditë më shumë, Elinara dhe Erandi. Gjatë punës në stallë, kimia mes tyre ka qenë më e dukshme se kurrë. Erandi ka tentuar ta puthë në faqe Elinarën, një veprim që u prit me të qeshura nga ajo. “U bëre xheloz?” e pyeti ajo, dhe me batutën e tij të zakonshme, Erandi u përgjigj: “Unë? Xheloz fare thjesht…”

Në fund, ai e mori Elinarën mbi shpinë dhe e çoi drejt fermës, mes të qeshuras dhe batutash kimia e dy fermerëve po ndihet ne ajër.

Ju Rekomandojmë