Punë, humor dhe muzikë,fermerët vazhdojnë ditën e tyre mes bashkëpunimi dhe batutash
Në fermë, puna ka vazhduar edhe sot, por ajo që e ka bërë më të veçantë këtë ditë është atmosfera e ngrohtë dhe humoristike që ka mbizotëruar kudo. Pavarësisht lodhjes nga angazhimi në detyrat e përditshme, fermerët kanë gjetur kohë të bëjnë batuta dhe të krijojnë momente të bukura me njëri-tjetrin.
Në stallë, punët vazhduan mes batutash dhe ndërveprimesh të ngrohta. Edhe në ambjentet e brendshme të fermës, fermerët kanë vazhduar të kontribuojnë për përmbushjen e detyrave të caktuara. Big Basta, i cili po pastronte fermën me përpikmëri, mori një koment të veçantë nga Nenna: “Sa detajist je!” Kjo e bëri Big Bastën të kthehet me batutë, duke i thënë: “Lum gruaja që më merr!” Atmosfera ishte e qeshur dhe pozitive, duke shtuar energji në fermë. Ndërkohë, Andueli po kujdesej për oborrin e fermës, duke pastruar dhe përgatitur hapësirat për aktivitetet e tjera. Me energji dhe vullnet të lartë, ai vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit.
Pas përfundimit të punëve në stalla, Erandi u kthye në fermë ai u ul në piano dhe filloi të performonte. Muzika ishte një shoqërues i mrekullueshëm mes punëve të përditshme, duke sjellë një prehje dhe harmoni më shumë. Fermerët e fermës, edhe mes punës, vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të krijojnë një atmosferë të veçantë.