Puna në fermë vijon, por as tensionet nuk mungojnë Big Mama dhe Ylli në përplasje të fortë
Edhe pse dita ka vijuar me ritmin e zakonshëm të punëve në fermë, atmosfera nuk ka qenë plotësisht e qetë. Ndërsa disa fermerë shihen duke biseduar në verandë, Elinara është angazhuar në pastrimin e hapësirës, ndërsa Andrea ujit me kujdes bimët.
Pas përfundimit të punëve të paradites, fermerët janë mbledhur për të shijuar drekën së bashku. Por edhe kjo kohë pushimi nuk ka kaluar pa tensione. Pas përplasjes së mëparshme mes Big Bastës dhe Esterit, këtë herë në qendër të debatit janë gjendur Big Mama dhe Ylli.
Debati mes tyre nisi me tone të larta dhe përplasje verbale. Big Mama i është drejtuar Yllit me fjalët: “Do të të vesh fustan se ndoshta je grua !” një koment që ndezi edhe më shumë situatën. Përplasja ka marrë një kthesë edhe më të ashpër kur Big Mama e ka quajtur Yllin “debil”, duke sjellë reagime të ndryshme mes të pranishmëve. Pjesa tjetër e fermerëve është përpjekur të ruajë qetësinë dhe të mos ndërhyjë direkt, por tensioni në ajër ishte i dukshëm. Në debat u fut edhe fermeri Andrea ku sipas Yllit kjo lloj përfshirje është e panevojshme. Ylli nga ana tjetër e ka marrë situatën me të qeshur duke mos treguar dhe shumë interes në fjalët e Big Mamës.