loading

“Pse qan…”/ Erandi zgjohet dhe ‘ngacmon’ Elinarën

Mëngjesi ra në fermë, por këtë herë, zgjedhja e Agait për të vendosur muzikë për t’i zgjuar fermerët ka sjellë një atmosferë të ndryshme nga zakonisht. Muzika e gjallë dhe alarmi që jehonin në gjithë fermën kanë bërë që të gjithë të zgjohen më shpejt, dhe ndryshe nga ditët e tjera.

Elinara, e cila është zakonisht e para që zgjohet për të përgatitur kafen, duket sot e prekur. Pas përgatitjes së kafes, ajo e shijon këtë moment të qetë, por përpiqet të mbajë larg ndjenjat e saj. Erandi, si gjithmonë i kujdesshëm, i afrohet dhe e pyet me humor: “Pse po qan , Elinara? Po mundohem të të kaloj dhimbjen me një shaka. Në anën tjetër, Big Basta po kalon mëngjesin në natyrë me qenin, Dradanën. Kur Elinara dhe Erandi dalin jashtë për të shijuar kafet e përgatitura, Big Basta bashkohet gjithashtu, dhe të tre shijojnë një moment të qetë dhe të ngrohtë bashkë.

Më pas fermerët kaluan në verandën e fermës për të konsumuar kafen e mëngjesit së bashku, dy fermerëve i’u bashkua edhe Big Basta. Erandi, i cili është gjithmonë i kujdesshëm për Elinarën, e pyet si ndihet, dhe ajo e shpreh më shumë për atë që ka humbur.  “Kam humbur tespitë e babait. I kam pasur gjithmonë me vete, por tani ata nuk janë më. Ma morën për shkak të debatit të djeshëm unë kam qënë e lidhur me babin  dhe çdo herë që i mendoj tespitë që më kanë humbur, më duket sikur ma vjedhin prapë.”

Erandi e kupton dhimbjen e Elinarës, por nuk e lë rastin pa e ndihmuar të kalojë momentin me disa fjalë ngushëlluese dhe me humor, ashtu siç e ka zakon. Elinara, megjithatë, ndjen edhe boshllëk për humbjen e saj të madhe ato tespihë ishin gjithçka që i lidhte me kujtimet e babait të saj.