loading

“Pse je mërzitur me mua?” Çfarë ka ndodhur mes Andreas dhe Anduelit?

Në një ambient ku bashkëjetesa dhe mbështetja mes fermerëve është thelbësore, një marrëdhënie miqësore që deri dje dukej e fortë, mesaduket ka nisur të përçahet. Bëhet fjalë për Anduelin dhe Andrean, dy fermerë që deri tani kishin krijuar një lidhje të mirë dhe të afërt me njëri-tjetrin. Por një bisedë e fundit mes tyre ka ngritur dyshime se diçka nuk është më si më parë.

Biseda nisi në dukje qetë, por zbuloi një ftohje të pazakontë mes dyshes:

Pjesë nga biseda:

Andrea: Pse je mërzitur me mua

Andueli: Pse jam mërzitur me ty? Jam mëzritur se më humbe lojën. Të thirra 5 herë dhe nuk erdhe. Bëj shaka se s’jam i mërzitur as asgjë të betohem

Andrea: Mua më dukesh sikur ke diçka për të folur me mua

Andueli: Përkundrazi, mbase me të gjithë kam diçka për të folur por me ty jo

Fjalët e Anduelit ishin të forta dhe dukshëm treguan një distancë emocionale, që ndoshta lidhet me ngjarje të mëparshme ose me zhgënjim në sfidat e fundit. Pavarësisht përpjekjes së Andreas për të sqaruar situatën, përgjigjja e Anduelit la vend për reflektim dhe ndoshta edhe për një ftohje të vërtetë.

A do të sqarohen Andueli dhe Andrea? Apo kjo është vetëm fillimi i një largësie më të thellë mes dy prej fermerëve më të afërt të fermës?

Ju Rekomandojmë