loading

“Pse iu binde Frederikut?”/ Andueli debat me fakirët, Big Basta: Alba ka qenë alamet kryefermereje

Tensionet në Ferma VIP kanë marrë një kthesë të re, teksa përplasja mes kryefermerit Anduel dhe fakirëve po bëhet gjithnjë e më e hapur dhe e ashpër. Pas refuzimeve për të kryer punët dhe akuzave të drejtpërdrejta ndaj drejtimit të tij, këtë herë ka qenë Big Basta ai që ka shpërthyer në akuza të forta, duke e vënë në shënjestër autoritetin e kryefermerit.

Në një debat të zhvilluar mes tyre, Big Basta ka deklaruar hapur që nuk i bindet urdhërave të tij.
Ndërsa, Andueli e ka pyetur se përse iu ka bindur Frederikut, Albës dhe Big Mamës të cilët më herët kanë mbajtur rolin e kryefermerit.

Ndërsa debati vijon, Andueli reagon me të qeshura, por kjo vetëm sa e ndez më shumë situatën. Big Basta shpall hapur qëllimin e tij: “Kemi marrë në dorë partinë e Fakirit. Nga fakiri, revolucion kundër kryefermerit!”
Pjesë nga biseda:

Big Basta: Urdhërave të tua nuk i bindem kurrsesi

Andueli: Pse iu binde Frederikut, pse iu binde Big Mamës?

Ylli: Frederiku dhe ti jeni si hëna me diellin

Big Basta: Je si nata me ditën me të gjithë që janë këtu fatkeqësisht edhe me ato që të fryjnë në vesh, je shumë keq

Andueli: Pse iu binde Albës?

Big Basta: Edhe Albës pse jo, alamet kryefermereje ka qenë. Ti je inatçor. Ke harru çfarë ke bërë

Andueli: Jam i drejtë

Big Basta: Po po, i drejtë i drejtë ke harruar çfarë ke bërë. Poshtë kryefermeri

Ndërkohë, Andueli ka filluar të qeshë

Por, Big Basta nuk është ndalur teksa ka thënë se: Kemi marrë në dorë partinë e Fakirit, nga fakiri revolucion kundra kryefermerit. Do fleni gjumë sonte se jeni lodhur duke ndenjur te pishina