“Pse i bie në qafë kot?”/ Elinara bisedon me Erandin për debatin me Andrean
Dita e sotme në fermë ka qenë e mbushur me punë, biseda dhe, siç ndodh shpesh në bashkëjetesën mes fermerëve, edhe me debate. Pas përplasjes me Andrean në lidhje me punët në stallë, Elinara është parë duke qëndruar e vetme në ambientin e njohur si Ferma Bar, larg zhurmës dhe pjesës tjetër të grupit.
Vetmia e saj nuk zgjati shumë. Erandi, duke kuptuar gjendjen emocionale të Elinarës, iu afrua me humor dhe ngrohtësi, duke u përpjekur t’i ndryshonte gjendjen. “Ke kohë që e ke hapur Ferma Bar, a pret njerëz, apo e ke mbyllur?” i tha ai mes batutash, për të lehtësuar atmosferën.
Në bisedën që pasoi, Elinara i hapi zemrën dhe rrëfeu se komenti i Andres, “pse pëllit?”, e kishte prekur thellë. “Nuk ishte thjesht një debat pune, por një fjalë që më lëndoi,” tha ajo.
Erandi, me tonin e tij të qetë, u përpoq ta qetësonte, duke i thënë: “Logjika është ajo që na dallon nga kafshët. Sjellja e Andraes nuk ishte njerëzore, ishte kafshërore.”
Në Ferma Bar u bashkua edhe Big Basta, i cili i dha një tjetër dimension bisedës duke e kthyer vëmendjen nga tensionet tek loja. Të tre diskutuan për mënyrën se si lojtarët po e zhvillojnë lojën brenda fermës dhe si disa zgjedhin strategji, ndërsa të tjerë ndjekin ndjenjën dhe drejtësinë.
Megjithë debatet, kjo ditë solli një moment reflektimi, mbështetje dhe bashkëbisedim të sinqertë mes disa prej fermerëve më të përkushtuar.