“Prioritet ynë do të mbesë…”, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 17-të live të Ferma Vip2; takimi me opinionistët dhe fermerët
Moderatorja Luana Vjollca ka hapur natën e 17-të live të Ferma Vip 2.
Ashtu si në çdo nisje spektakli, moderatorja na ka prezantuar me detaje të cilat priten të ndodhin gjatë mbrëmjes së sotme.
Ndër të tjera, Luana tha se ashtu si në çdo spektakël, prioriteti i tyre është repsektimi i rrugëtimit të fermerëve.
“Takohemi në këtë fillim jave për të diskutuar realitetin ku jetojnë 10 fermerë. Si në çdo takim tonë prioriteti ynë do të mbesë respektimi i rrugëtimit të gjithë fermerëve tanë. Gjatë mbrëmjes do të bëhet formula dhe pas çdo formule bëhet një televotim. Do të prekim një temë shumë të rëndësishme për gratë dhe vajzat. Kryefermerja do të përballet me një zgjedhje të vështirë. Fermerët do të gëzohen sepse sonte do të lançohet projekti i tyre muzikor, një super hit”, tha moderatorja.
Më pas, Luana iu ka thënë mirëmbrëma edhe fermerëve në arenën e Fermës.