loading

“Prindërit janë në depresion”, Albi dhe Andrea diskutojnë për të rinjtë në Shqipëri: Ndikohen nga shoqëria e keqe!

Fermerët Andrea dhe Albi kanë zhvilluar ditën e sotme një diskutim në Ferma VIP në lidhje me të rinjtë shqiptarë në vendin tonë. Andrea i drejtohet Albin me një pyetje në lidhje me të rinjtë shqiptarë teksa thotë nëse kjo është një mungesë e kujdesit të prindërve apo është shoqëria ajo që ndikon negativisht. Sipas Albit, kjo është një problematikë shumë e madhe pasi të rinjtë shohin njëri-tjetrin dhe marrin një rrugë të keqe. Ai thotë gjithashtu se prindërit shqiptarë janë në depresion dhe nga ky problem nuk ke çfarë pret nga e ardhmja. Andrea dhe Albi u shprehen të dy se në familjet shqiptare ka mbizotëruar fukarallëku. Pjesë nga biseda: Andrea: Si poet që je ti Albi psh, a mendon se shoqëria sot është në një rrugë të drejtë? Nga se vijnë këto vrasje e gjëra midis njëri-tjetrit, a eshtë mungësë e kujdesit të prindërve apo është shoqëria ajo që i prish? Albi: Edhe familja ka shumë faj sepse një pjesë e madhe e prindërve janë në depresion. Familjet në depresion rrisin fëmijët në depresion dhe duke qenë ky kombinin çfarë pret ti të jetë e ardhmja. Andrea: Pse e thua familja në depresion? Albi: Sipas disa sondazheve është vërtetuar që familjet shqiptare kanë probleme nga më të ndryshmet dhe depresioni është një ndër problemet më të mëdha. Andrea: Rrit fulkaralliku Albi: Fukarallik maskarallik. Por nuk është vetëm kjo, mënyra kur ti sheh që studion punon, lexon edhe ndërkohë që sheh që dikush tjetër që nuk i ka këto është më lartë se ty si në hierarkinë shoqërore ashtu edhe ekonomike ka diçka që nuk shkon. Andrea: Të bëhesh si dikush që ka ecur në jetë? Albi: Varet se çfarë do të thotë të ecësh, se mund të ecësh dhe me biznes edhe në mënyrë të drejtë por flas në mënyrë të paligjshme. Andrea: Sado që mund të mundohet prindërit, të rinjtë ndikohen nga shoqëria. Albi: Sado të mundohesh, sot auditorët janë bosh ndërsa kafet plot. Arsimi në Shqipëri po jep shpirt.

Ju Rekomandojmë