“Prap ti!”/Big Mama qëndron e vetme në oborr, Erandi i bashkohet
Pas një mëngjesi të mbushur me punë dhe përkushtim, dita në fermë vijon në një atmosferë më të qetë dhe të relaksuar. Ndërsa disa fermerë janë ende të angazhuar me detyrat që u janë caktuar, të tjerë po shijojnë rrezet e diellit në oborrin e fermës, duke kaluar çaste të ngrohta mes natyrës dhe shoqërisë së njëri-tjetrit.
Në një cep të oborrit, Big Mama shihet e ulur vetëm, e mbyllur në mendimet e saj dhe dukshëm e mërzitur. Ndryshe nga entuziazmi që karakterizon zakonisht këtë pjesë të ditës, ajo këtë herë zgjodhi vetminë. Por nuk qëndron për shumë gjatë vetëm. Erandi, me vëmendjen dhe pozitivitetin që e karakterizon, i bashkohet për t’i sjellë një buzëqeshje dhe për t’i lehtësuar mendimet.
Për pak çaste, fermën e pushton një atmosferë miqësore. Bisedat e këndshme, të sinqerta bëhen pjesë e kësaj kohe pushimi. Erandi shihet gjithashtu duke performuar një pjesë rap, si pjesë e një sfide kreative të dhënë nga Tring dhe Agai një moment argëtues që sjell më shumë energji pozitive në fermë.
Nga ana tjetër, edhe Andueli dhe Frederiku ndajnë disa minuta pushimi së bashku. Dyshja shihet duke biseduar lirshëm dhe duke shkëmbyer batuta, duke treguar se harmonia mes fermerëve po forcohet dita-ditës.