Mesazhi i Agait bashkon fermerët: Një pemë ulliri për të lënë gjurmë në Fermë
Në mesditën e sotme, fermës i ka mbërritur një zarf nga Agai, me një detyrë simbolike për të gjithë fermerët. Sipas mesazhit, fermerët kishin për detyrë të mbjellin një pemë ulliri një akt që shënon jo vetëm kontributin e tyre në fermë, por edhe lë një gjurmë për të gjithë fermerët që do të vijnë në vazhdim. Ndryshe nga tensionet që kanë karakterizuar ditët e fundit, kjo detyrë është pritur me entuziazëm nga fermerët, të cilët kanë nisur menjëherë punën së bashku. Momenti i mbjelljes ka sjellë një bashkëpunimi, duke i afruar më shumë banorët me njëri-tjetrin. Përkushtim dhe mirëkuptim, duke e kthyer këtë detyrë në një veprim simbolik që mund të jetë një hap drejt harmonisë në fermë. Secili ka dhënë kontributin e tij në hapjen ne mbjelljen e pemës së ullirit ku ndër disa nga momentet u spikatën, Alba duke hapur gropën me taka,ndërsa Limi ishte komplet zbathur. Ky moment i mbjelljes të pemës ishte mjaft argëtues nga fermerët ku u panë dhe duke kënduar dhe shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin.