loading

Poezia e parë në fermë/ Albi “dhuron” një pjesë nga shpirti i tij

Në poltronin që ndodhet në dhomën e gjumit Albi qëndron në heshtje pranë Elinarës dhe Erandit, i cili ky i fundit krijon tinguj të bukur. Mesa duket Albi është frymëzuar nga ato tinguj dhe ai ka zgjedhur që të marrë një letër dhe të lërë shpirtin e tij të lirë. Gjithashtu ky është momenti i parë që fermeri ynë ka nisur të realizojë këtë poezi pasi ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të tij në fermë. Dhe jo vetëm, por ferma ofron mundësi të pafundme. Duhet të theksojmë këtu se dhe në klipin e prime-t të parë prezantues ai ishte shprehur se poezia ishte një pikë kyçe në jetën e tij, pasi me të ai mban shpirtrat gjallë. Ajo çfarë ne na mbetet është të presim më shumë për shkrimet nga shkrimet e tij.