loading

“Po rri pozitiv, do vij momenti”/Limi-Albës: Jam shumë i ri dhe shumë i vjetër

Dita e sotme në fermë ka sjellë afrime, por edhe tensione të nënkuptuara mes Albës dhe Limit. Dyshja, të cilët janë komentuar shpesh për afrimitetin e tyre, janë parë duke kaluar kohë së bashku në mënyrë shumë të afërt. Të përqafuar dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, ata kanë shkëmbyer batuta, ledhatime dhe biseda të gjata që shkuan përtej lojës. Në këtë bisedë intime, Limi ka zgjedhur të shprehë disa pakënaqësi që ka ndaj Albës, veçanërisht për sjelljet që sipas tij kanë shkuar përtej kufijve të lojës. Ai u shpreh qartë: “Kurrë nuk kam tradhtuar dhe as nuk më kanë tradhtuar një deklaratë që tingëlloi si reflektim, por edhe si një mesazh drejtpërdrejt për Albën. Sipas fermerit Alba është ngacmuar dhe dikë tjetër mbrenda fermës.

Pjesë nga biseda e tyre:

Limi: Je ngatrruar me njeriun e duhur por edhe të gabuarin.

Alba: Po gabon ka kamera, po e tepron nuk janë fjalë të vërteta.

Limi: Ka qënë e dyfishtë.

Alba: Po më bie në qafë kot.

Limi: Për kokën e çunit nuk jam gabim, unë thëm atë që shikoj.

Alba: Nuk ka egzistuar dhe nuk ta kam frikën e di sa e vendosur jam me veten time, po më bië në qafë.

Limi: Keni bërë ngacmime indirekte.