loading

“Po rri me Big Bastën”, kriset shoqëria mes Anduelit dhe Esterit? Fermeri: Motër, nëse ti po e përdor për lojë…

Në Ferma VIP, dita ka marrë një kthesë të papritur mes diskutimeve dhe emocioneve të përziera. Një bisedë mes Esterit dhe Anduelit, zhvilluar në verandë, ka nxjerrë në pah një tension të nënkuptuar prej pak kohësh: afërsia e Esterit me Big Bastën nuk është pritur mirë nga Andueli.

Andueli shprehu hapur shqetësimin e tij, duke e akuzuar Big Bastën për sjellje manipuluese dhe përpjekje për të ndikuar tek Esteri.

Ester, e habitur dhe disi e irrituar nga akuzat, u përpoq ta sqarojë situatën teksa tha se Basta nuk ka folur asgjë për Andulin.

Biseda vijoi me tone serioze, teksa Andueli e paralajmëroi Esterin që të mos lejojë të ndikohet për qëllime loje.

Kjo përballje ka lënë gjurmë në dinamikën mes fermerëve dhe ka rritur tensionin në fermë. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim si do të zhvillohet raporti mes Esterit dhe Anduelit dhe nëse kjo përplasje do të ndikojë në strategjitë e tyre në lojë.

Pjesë nga biseda:

Andueli: Më e bukura është se po rri me Big Bastën dhe ai po të fryn

Ester: Jo, nuk tha asgjë as për ty as për askënd, pse flet kot se s’po thoshte asgjë.

Andueli: E kam kaputr disa herë duke fryrë, është e vërtetë

Big Mama: E vërtetë është

Andueli: Pavarësisht se ti je vajzë e fortë, ai thjesht po të blen. Por, mos e mbro se është tirons. Por, në rast se ti këtë gjë do ta përdorësh për lojë

Ester: Qenke fryrë ti lale mesa shoh

Andueli: Motër, nëse ti do ta përdorësh për lojë

Ester: Unë s’të fola fare për këtë gjë, Big Basta nuk foli fare

Andueli: Unë dhe Andrea i dëgjuam me veshët tanë intrigat…