“Po planifikojnë diçka, unë do ta zbuloj”/Big Mama bisedon me Anduelin
Teksa një pjesë e fermerëve po shijonin mëngjesin mes shaka dhe planeve artistike, në anën tjetër të verandës atmosfera ishte krejt ndryshe. Big Mama dhe Andueli, të zgjuar pak më vonë, po shijonin kafen e mëngjesit dhe qetësinë e natyrës, por nuk mund t’i shmangeshin bisedave më serioze.
Të dy ndanë mes tyre disa shqetësime që i kanë përndjekur këto dy ditë të fundit në fermë. Big Mama u shpreh e shqetësuar për sjelljen e Erandit dhe Big Bastës: “I kam vënë re këto ditë, po sillen si fëmijë. Po planifikojnë diçka!” tha ajo me ton dyshues. Andueli e këshilloi të mos merrej me ta, duke shtuar: “Lëri, nuk ja vlen!”
Por Big Mama ngulte këmbë se ka një ndjesi se ata dy kanë diçka kundër Yllit: “E duan ta bëjnë nervoz, e bëjnë me qëllim!” – u shpreh ajo.
Në atë moment, edhe vetë Ylli iu afrua dyshes dhe tregoi shqetësimin e tij. Ai rrëfeu se mes tij dhe Big Bastës ka pasur një debat për një fjalë të vetme, e cila ka shkaktuar një përplasje të panevojshme. “As sot nuk më zgjoi… nuk di çfarë i kam bërë,” tha Ylli, i zhgënjyer.
Big Mama e këshilloi të ruajë qetësinë dhe të mos bëhet pjesë e tensionit. “Mos e merr me zemër, lëri të bëjnë lojën e tyre,” i tha ajo.
Andueli përforcoi mendimin: “Kjo është një lojë pa lidhje.”
Mbetet për t’u parë se si do zhvillohen raportet mes fermerëve dhe nëse tensionet do të qetësohen apo do të thellohen edhe më tej…