loading

“Po penalizohen”, Big Basta-Elinarës: Fermerët janë kundër Albës

Elinara dhe Big Basta kanë folur ditën e sotme në lidhje me planet jashtë Fermës. Ajo i tregoi Big Bastës që ka bërë një libër me përralla dhe ka dëshirë që ta botojë. Fermeri i tha Elinarës që planet që ka duhet t’i zbatojë të gjitha dhe të ecë gjithmonë me idenë se do ja dalë të realizojë gjërat që ajo ka dëshirë. Më tej, dy fermerët kanë filluar të flasin për Albën dhe marrëdhënien e saj me fermerët e tjerë. Elinara tha se Alba ka lojën e saj dhe nuk mund të sillen me të keq dhe ta injorojnë në atë mënyrë. Pjesë nga biseda: Big Basta: Një pjesë e mirë këtu janë fokusuar në luftën asaj, a kupton? Ajo është penalizim total Elinara: Kundër kujt? Big Basta: Albës Elinara: Tani është e kotë Big Basta: Ai është penalizim Elinara: Unë e thashë dhe në Prime, ajo ka lojën e saj. Por nuk duhet të thuash bëri Alba bukë dhe nuk e ha unë. Këto janë budalliqe. Big Basta: Këto janë detyra që duhen zbatuar. Elinara: Alba ka gabime sa të duash Big Basta: Të gjithë kemi gabime, por ajo është loja e saj