“Po ne do hamë këmbët tona…”, Andrea nervozohet me Albën, i hedh çantën me sendet personale
Pasditen e sotme, Andrea është acaruar keq me Albën, teksa i ka derdhur çantën me sendet personale. Acarimi i tij, ka ardhur si pasojë e Albës. Kjo e fundit ka derdhur kripën në barë dhe më pas e ka fshirë me dorë dhe i ka hedhur ujë që të mos kuptohet nga fermerët.
Përpos kësaj, ajo ka hedhur edhe ushqime të tjera, ndërsa kjo ka bërë që të gjithë fermerët të acarohen.
Ndërkohë, Andrea sapo e ka marrë vesh që ajo ka hedhur ushqimet, ka vrapuar drejt sendeve të saj personale dhe i ka hedhur në tokë.
“Çfarë derdhi”, pyeti Andrea, ndërsa vrapoi për në dhomën e gjumit për të hedhur në tokë çantën me sende personale të saj.
“Çfarë është ai muhabet, shpërdoron ushqim, njeri i poshtër, njeri i keq. Shpërdoron ushqim këtu duke e ditur që do ikësh. Derdhi ushqimin, kripë, sheqer, të gjitha. Ajo nuk është konkurente, po ne çfarë do hamë, këmbët tona?”, tha i acaruar fermeri.
Ndërkohë, Ylli, Big Mama dhe Andueli janë munduar ta qetësojnë teksa ai ishte shumë i acaruar.