“Pis mashkull”, Alba sherr me Ganiun: Kujdes kur më afrohesh nga pas; Limi dhe Ester ngushëllojnë kryefermeren
Mbrëmja e sotme nuk mund të mbyllej e qetë në Fermë teksa një debat i ashpër ka ndodhur mes Albës dhe Ganiut. Kryefermerja e ka akuzuar Ganiun se e ka prekur nga pas teksa po kalonte. Alba ka shpëthyer ndaj femerit, ndërsa e quajti “pis mashkull”. Ajoi tha më tej se pse nuk i kërkoi leje që të kalojë nga pas por e preku. “E bëre me qëllim. Kur e sheh se nuk ka hapsirë, mos kalo të më ngjitës pas trupit. Pis mashkull. Mashkull i dobët. Të kesh kujdes kur i afrohesh një njeriu nga pas. Jo të afrohesh ashtu siç u afrove. Nuk je askush të më ngjitesh mua nga pas. Pis mashkull. Pse nuk më thë a të kaloj pak por erdhe dhe u ngjite pas meje”, i tha Alba-Ganiut. Ndërkohë, gjatë debatit aty ka patur edhe fermerë të tjerë, ku një ndër to ishte dhe Limi. Por duket se ky i fundit nuk e ka mbështetur aspak fermeren në këtë debat. “Qetësohu se nuk u bë nami. Unë nuk e pashë se çfarë ndodhi…”, i tha ndër të tjera Limi-Albës. Pas kësaj, Alba dhe Limi e kanë vijuar bisedën e tyre jashtë në verandë, ndërsa fermerja ka shpërthyer në lot. Alba: A mund ta di pse më the ashtu para të gjithëve? Hajt se stë ka barë gjë”, Limi: Unë nuk e kam parë, a të ka prekur. Njerëz jemi edhe do prekemi Alba: Ti ma the para të gjithëve që më kanë inat. Në vend që të më thoje hajde pak përjashta. Ndërkohë, menjëherë fermerja ka shpërthyer në lot ndërsa Limi e ka puthur për ta ngushëlluar. Pranë tyre është afruar dhe Esteri e cila gjithashtu i tha Albës se nuk duhet të qajë pasi Ganiu ashtu sillet me të gjitha. “Pse qan moj, çfarë ka? Pse qan, ty nuk të kam parë ndonjëherë të qash. Ai nuk e bëri me qëllim se unë e pashë. Ai ashtu më kalon dhe mua”, i tha Esteri -Albës. Më pas, nën shoqërinë e njëra-tjetrës ata kanë filluar të diskutojnë e të flasin për situatën në fjalë.