loading

Përsëri dron mbi fermë Big Basta surprizohet merr mesazhin emocionues: “Shqipëria dhe Kosova jemi me ty deri në fitore”

Fermës sot i është shtuar edhe një tjetër moment emocionues, ndërsa droni i radhës ka mbërritur nga qielli, kësaj here me një surprizë të veçantë për Big Bastën. Në momentin që droni u dëgjua në qiell, ai reagoi menjëherë dhe doli në oborr, i mbushur me kureshtje dhe emocion. “Shqipëria dhe Kosova jemi me ty deri në fitore.” Këto fjalë e prekën dukshëm fermerin, i cili u shpreh me bindje:
“Deri në fund do ju përfaqësoj.”

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte reagimi i vakët i fermerëve të tjerë. Përveç kryefermerit Ylli, që doli për të parë dronin dhe për të mbështetur situatën, askush tjetër nuk u afrua. Kjo mungesë reagimi shtoi ndjesinë e distancës që duket se disa fermerë kanë krijuar ndaj Big Bastës. E vetmja që tregoi një gjest të ngrohtë ishte Nur, e cila e përqafoi në kuzhinë dhe i tha shkurt: “Urime!” .