loading

Përplasjet s’kanë të ndalur, marrëdhënia mes Albës dhe Limit ndez debatet në fermë

Atmosfera në fermë vijon të jetë e tensionuar, dhe këtë herë në qendër të debatit është marrëdhënia mes Albës dhe Limit. Ishte Andueli ai që ngriti zërin i pari, duke shprehur hapur mendimin e tij se Alba nuk po e respekton veten në këtë raport dhe, sipas tij, “ul veten për një mashkull”. “Femrat duhet të respektojnë veten,” deklaroi ai , duke e vendosur Albën në shënjestër të kritikës.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e Elinarës, e cila ndërhyri për të mbrojtur Albën. “Nuk ke pse flet për të, ajo e di vetë çfarë bën,” tha Elinara, duke theksuar se çdo njeri ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta pa u gjykuar. Alba reagoi me qetësi por vendosmëri, duke thënë: “Unë i qëndroj besnike mashkullit që kam në krah. Nuk kam pse të shpjegohem.”

Në debat nuk mungoi as Big Mama, e njohur për përplasjet e vazhdueshme me Albën. Ajo e quajti Albën “shembulli më i keq për shoqërinë” . Kjo përplasje e radhës duket se ka thelluar ndarjet në fermë. Marrëdhëniet personale po ndikojnë dukshëm në dinamikën e grupit dhe gjasat janë që tensionet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ju Rekomandojmë