loading

Përplasje në fermë: Debat mes Albës dhe Esterit: “Nuk e përballon dot kryefermeren!”

Teksa dita në fermë po vijonte me përgatitjet për pjesën tjetër të punëve, atmosfera është tensionuar nga një përplasje mes dy prej fermereve: Albës dhe kryefermeres së javës, Ester. Shkak për debatin është bërë një moment në shtëpinë e fakirit, ku Alba kishte shkuar për t’i çuar fashon Limit, pas një dëmtimi në dorë.

Në të njëjtin moment, edhe fermerja Nenna ofroi ndihmën e saj duke thënë: “Jam unë këtu, ta mjekoj unë dorën.” Por situata është ndezur kur Ester ka reaguar menjëherë, duke kritikuar Albën për lënien pas dore të përgjegjësive të saj në fermë dhe duke e akuzuar se “ka ngelur pas Limit”. Alba nuk e ka pritur mirë këtë koment dhe ka reaguar menjëherë: “Unë nuk ta kam bërë këtë sjellje dhe është e tepërt!” E prekur nga situata, ajo është larguar drejt kuzhinës, ku ka shprehur zhgënjimin e saj: “Nuk e përballon dot rrolin e kryefermeres, nuk ja toleroj këtë sjellje.”

Ndërkohë, Nenna vazhdon ta mjekojë Limit me kujdes. Ester, nga ana tjetër, e shqetësuar dhe  e prekur, ka hyrë në kuzhinë duke thënë: Do e shikoni të gjithë disrespektin që më bëni!” dhe më pas është larguar në verandën e fermës e prekur nga kjo  situatë.