loading

Përplasje e ashpër mes Erandit dhe Andreas, fermeri: Nuk ka ndodhur për shkak të Yllit…

Ka nisur me tension dhe debat të fortë mbrëmja çerekfinale e Ferma Vip në Vizion Plus. Shkak është bërë një zënkë që kanë patur një natë më parë fermerët mes tyre, pasi janë zgjuar nga gjumi.

Pas akuzave të forta mes Erandit dhe Andreas, të dy fajësuan njëri-tjetrin si shkaktarë të fillimit të zënkës por dhe gjuhës së përdorur.

Pjesë nga biseda:

Erandi: Nuk ka mundësi njeriu që ta bëjë atë gjë kur njeriu është në gjumë.

Andrea: Ai është bëj si them unë, mos bëj si bëj unë.

Erandi: Unë thashë nuk ka mundësi ta bëjë njeriu këtë gjë, prandaj është një kafshë. Pasi kafsha ngatërron dhomën e gjumit. Aty kur fiken dritat mund të pëshpërsisin njerëzit.

Andrea: Vazhdoni me këto referime.

Erandi: Unë nuk vazhdoj, unë ju përgjigjem njerëzve. Kafshës me kafshëri do i përgjigjesh.

Andrea: Ajo është shumë e turpshme të shikohet. Është për të ardhur keq si është zhvilluar debati aty. Duhet të na kuptoni, është presioni, por dhe të jetuarit me persona që si ke qef. Unë në atë klip nuk kam diskutuar asgjë ndryshe nga mënyra se si më është drejtuar Erandi.

Erandi: Unë të zgjova ty apo ti mua. Unë të zgjova ty apo ti mua.

Andrea: Qetësou Erand.

Erand: Kush më zgjoi mua, kaq?

Ju Rekomandojmë