loading

Përgatitja e enëve prej balte vazhdon, fermerët tregojnë kreativitet dhe përkushtim

Fermerët vijojnë me përkushtim dhe vëmendje procesin e përgatitjes së enëve prej balte, një sfidë që po nxjerr në pah aftësitë artistike dhe kreative të secilit prej tyre. Aktiviteti është shndërruar në një garë të heshtur, por tejet të bukur, ku secili grup përpiqet të japë maksimumin. Grupi i fermerit Erand, i cili nuk kurseu batutat edhe këtë herë. “Jemi grup artistash, kemi më shumë kreativitet se të tjerët,” u shpreh ai me humor, ndërsa ekipi i tij punonte i përqendruar për të sjellë enë sa funksionale aq edhe estetike. Nga ana tjetër, grupi i “Big Bastës” vazhdoi gjithashtu me përgatitjen e enëve. Ajo që ra më shumë në sy ishte Elinara, një nga fermeret më të përkushtuara. Ajo jo vetëm që tregoi aftësi të mira teknike, por edhe një sy artistik të veçantë, që e ndihmoi të realizojë punime me finesë dhe stil personal.