loading

Përballje e tensionuar në verandë Ylli përplaset me Frederikun: “Je vetjak dhe ofendues”

Mesdita në fermë nuk kaloi qetë. Një përballje e fortë ka ndodhur në verandën e fermës mes dy fermerëve, Yllit dhe Frederikut. Tensioni mes tyre ka qenë i lartë dhe biseda u kthye shpejt në një debat të hapur përpara fermerëve të tjerë.

Ylli akuzoi Frederikun për sjellje vetjake, duke theksuar:
“Si artist je shumë vetjak dhe ke hedhur baltë mbi Erandin. Si  mund t’i thuash që nuk ka titull e se ka blerë diplomën?”

Akuzat ishin të forta dhe lanë të kuptohet se marrëdhëniet mes disa fermerëve po tensionohen dita-ditës. Frederiku nuk qëndroi në heshtje dhe reagoi menjëherë, duke mbrojtur veten:
“Unë ashtu e shoh situatën dhe nuk më vjen keq ta them. Fundja, nuk ka ndonjë,që të mos e prekësh!” ylli gjithashtu shprehi dhe pakënaqësitë e tij lidhur me Frederikun ku sipas tij shumë herë fermeri e ka ofenduar në mënyrë indirekte.

Pjesë nga biseda e tyre:

Ylli: Ti ofendon dhe nuk e din as vet se përse.

Frederiku: ku e gjen ti të drejteën me thënë diçka që unë nuk e kam prek.

Ylli: Në fillim ke pasur respekt pastaj kalove në ofendime.

Frederiku: Po ti nuk di.

Ylli; Nuk kam ardhur këtu për të treguar intelektualitetin tim dhe nuk lejoj njëri të ma ul posht eduaktën time.

Frederiku: Po ti ke mangësi.