“Për mua sjell pranvera”, Andueli performon në kitare dhe piano teksa këndon
Pas performancës energjike të Erandit, atmosfera në fermë mori një kthesë të butë dhe emocionale falë një tjetër momenti artistik. Këtë herë ishte Andueli ai që zgjodhi të dhurojë një performancë të qetë, por jashtëzakonisht të ndjerë, e shoqëruar me muzikë live.
Me zërin e tij melodioz dhe të ngrohtë, Andueli solli një ndjesi qetësie. Shoqëruar nga tingujt e kitarës dhe pianos, ai krijoi një atmosferë intime e të sinqertë, duke dëshmuar edhe një herë se është një ndër artistët më të kompletuar të këtij edicioni.
Andueli nuk është hera e parë që surprizon me shpirtin e tij artistik. Gjatë qëndrimit në fermë ai ka sjellë disa nga momentet më autentike, duke e përdorur muzikën si formë komunikimi, por edhe si mënyrë për të shpërndarë emocione të vërteta. Ai është kthyer në një zë të veçantë brenda fermës një artist që nuk kërkon vëmendje me zhurmë, por me ndjeshmëri dhe talent të pastër.