Pasditja e modës, cila fermere e rrëmbeu titullin fitues “modelja” e Ferma Vip 2
Sfilata e modës në “Ferma VIP” ka sjellë një atmosferë të ngarkuar me emocione, komplimente dhe vlerësime për fermeret, të cilët kanë kaluar një eksperiencë të paharrueshme në pasarelë. Vajzat e fermës janë ngjitur në skenë për të paraqitur 3 veshjet e tyre dhe për të impresionuar jurinë me elegancën dhe stilin e tyre.
Juria e përbërë nga Anduel, Big Basta, Erandi, dhe Ylli e ka vlerësuar çdo model në mënyrë të detajuar, duke i dhënë nga një pikë fillimisht dhe më pas duke rritur pikët për secilën vajzë, pasi kalimet në pasarelë shfaqnin më shumë siguri dhe stil. Çdo detaj është vlerësuar, duke përfshirë posturën, mënyrën e të ecurit dhe kombinimet e veshjeve.
Për çdo vajzë, ka pasur një përzierje komplimentesh dhe kritikash, të cilat kanë shtuar tensionin dhe emocionin e momentit. Komplimentet janë të shumta për ato që shkëlqyen dhe u paraqitën me siguri, ndërsa kritikat janë pasuar për ato që mund të kishin bërë më mirë. Kjo ka sjellë një atmosferë shumë konkurruese, por gjithashtu ka ndihmuar çdo vajzë të shfaqë më të mirën e saj.
Elinara, e cila ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme dhe ka lënë pas një përshtypje të fortë me kalimet e saj në pasarelë, është shpallur fituese e sfilatës së modës. Vlerësimet nga juria kanë treguar qartë se Elinara ishte fermerja rrëmbeu vendin e parë, pas një paraqitjeje të shkëlqyer dhe një stili të rafinuar.
Pas shpalljes së fitueses, atmosfera në fermë është mbushur me duartokitje dhe urime për Elinarën, e cila ka treguar se është një konkurrente serioze në këtë sfidë mode. Sfilata e modës ka dhënë shumë momente emocionuese dhe ka vënë në pah të gjithë talentin dhe guximin e vajzave të Fermës.