loading

Pas punës në stallë, fermerët gjejnë çlodhjen: Frederiku ndez atmosferën me kitarë, ndërsa në kuzhinë përgatitet mëngjesi për të gjithë

Pas një mëngjesi plot angazhim në stallat e fermës, ku secili nga fermerët dha kontributin e vet për pastrimin dhe ushqimin e kafshëve, erdhi momenti për pak relaks. Fermeri Frederiku ka gjetur një mënyrë të veçantë për të çlodhur veten dhe për të sjellë pozitivitet mes fermerëve të fermës. Me kitarën në dorë dhe zërin e tij karakteristik, ai krijoi një atmosferë të ngrohtë, duke mbushur fermën me tingujt e kitarës.

Teksa tingujt e kitarës përhapeshin, dy fermeret  Nur dhe Ester  ishin angazhuar në kuzhinë. Ato po pastronin dhe përgatitnin mëngjesin për të gjithë fermerët, duke punuar me përkushtim dhe harmoni. Atmosfera u bë edhe më e gjallë kur Frederikut iu bashkuan edhe Andrea me Anduelin. Ky çast tregoi se përtej sfidave dhe punës në fermë, fermerët po ndërtojnë një përditshmëri të mbushur me energji pozitive, muzikë.