Pas punës, kohë për argëtim dhe ritëm në fermë,Andueli krijon poezi, Nënna dhe Ester këndojnë e kërcëjnë!
Pas një dite pune, fermerët kanë gjetur momentin për t’u relaksuar dhe për të shijuar kohën e lirë mes këngëve dhe ritmit. Ndërsa disa prej tyre janë ende të angazhuar në detyrat e fundit të ditës brenda ambienteve të fermës, të tjerë po shijojnë atmosferën e ngrohtë që ka mbretëruar në fermë.
Andueli, i njohur për shpirtin e tij krijues, ka krijuar një poezi për fermerët. Poezia e tij, e mbushur me ritëm dhe humor. Pas Anduelit, Agai ka menduar për një tjetër surprizë, ai ka vendosur muzikë brenda fermës, duke krijuar një atmosferë të festës. Nenna, e njohur për energjinë, nuk ka mundur të qëndrojë pa u lëvizur. E ndier nga ritmi i muzikës, ajo ka filluar të kërcëjë në verandën e fermës, duke sjellë një ndjesi gëzimi. E shpejtuar nga atmosfera festive, edhe Esteri ka filluar të këndojë dhe të kërcëjë, duke u bashkuar me Nenen në këtë moment të bukur argëtimi.
Të dyja fermeret janë dukur të lumtura, duke shpërndarë energji pozitive dhe duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Fermerët e fermës, ndërsa shijojnë muzikën dhe ritmin, vazhdojnë të bëjnë nga më të mirat në jetë punën dhe argëtimin.