“Pas masave që do të marrim…”, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 12-të live të Ferma Vip 2
Moderatorja simpatike Luana Vjollca ka hapur natën e 12-të live të Ferma Vip2.
Që në hapje të spektaklit, Luana ka folur për situatat e kaluara mes fermerëve. Ajo u shpreh se mbase nuk ka fuqinë të reagojë në mënyrën siç dëshiron ajo, por premton gjithashtu se reagimet e njerëzve i ndjek dhe iu bashkohet shqetësimeve të tyre. Moderatoja ka paraljmëruar gjithashtu se produksioni do të marrë masa për sjelljen jokorrekte tq fërmerëve.
“Ashtu sikurse unë jam e bindur që edhe ju jeni prekur nga ndodhitë që po ndodhin. Ndoshta unë nuk e kam fuqinë të reagoj ashtu siç do të dëshiroja por ju premtoj se ju ndjek dhe bashkohem në shqetësimin tuaj. Uroj që pas masave që produksioni do të marrë t’i vihet njëherë e mirë kapaku çdo sjelljeje jokorrekte që po krijojnë shqetësim. Urojmë që kjo natë të sjellë ndërgjegjësim te fermerët sepse ne si produksion do të vazhdojmë të ngremë zërin për të përkrahur dashurinë edhe respektin. Për mua fitorja më e madhe është që secili prej tyre të dalë kokë lartë në këtë reality show”, tha moderatorja.
Më pas, Luana ka përshëndetur dy opinionistët Kastro dhe Zhaku, ku padyshim i ka pyetur për këndvështrimin e tyre ndaj fermerëve këtë javë. Në studion e Fermës, kanë qenë edhe ish fermerët, Albi, Danela, Keisi dhe Ron i cili u eliminua nga gara primen e kaluar.