loading

Pas debatit, puna vazhdon në fermë: Fermerët në aksion me krasitje, bar dhe karroca.

Edhe pse debati mes Albës dhe kryefermeres Ester trazoi atmosferën në orët e para të mëngjesit, jeta në fermë ka vijuar si zakonisht. Pas tensionit, të gjithë fermerët janë mbledhur dhe janë angazhuar në punët ditore. Nën drejtimin e Esterit, që ka marrë rolin e kryefermeres me shumë seriozitet, janë ndarë detyrat për secilin prej fermerëve. Fermerët janë shpërndarë në grupe dhe kanë nisur krasitjen e pemëve, mbledhjen e barit dhe transportin me karroca në zona të ndryshme të fermës. Çdo fermer  është përfshirë aktivisht, duke e kthyer këtë pjesë të ditës në një punë të organizuar në grup. Pavarësisht se Alba dhe Ester patën një debat më herët, gjatë punës nuk munguan disa ngacmime të vogla mes tyre, që treguan se tensioni nuk është zhdukur plotësisht. Megjithatë, për të lehtësuar atmosferën, Agai ka vendosur muzikë në sfond, e cila ka rikthyer energjinë pozitive mes fermerëve dhe ka ndihmuar që puna të zhvillohet me ritëm dhe pak më shumë entuziazëm.

Ju Rekomandojmë