loading

Pas debatit për buxhetin, fermerët bisedojnë për marrëdhëniet mes tyre: Ylli, Erandi dhe Elinara ndajnë mendime për situatën e fundit

Pasi tensionet për ndarjen e buxhetit kanë kaluar, fermerët janë ulur për të shijuar më në fund pak qetësi në fermë. Në një bisedë të hapur, Ylli dhe Erandi diskutuan për marrëdhëniet e tyre me fermerët e tjerë dhe për ndjesitë që kanë krijuar disa nga ngjarjet e fundit.

“E kanë inatin me mua,”  u shpreh Ylli, duke shtuar se nuk e kupton pse disa prej fermerëve e shprehin këtë inat për të. “Nuk e di pse e shprehin me të tjerët,”  vazhdoi ai, duke lënë të kuptohet se ai ka vënë re tensione të pashpjegueshme mes tij dhe fermerëve të tjerë të fermës.

Erandi, i cili ka një qasje më të matur në çështje të tilla, i dha një këshillë Yllit, duke theksuar se në një situatë si kjo, puna dhe aftësia janë ato që do të shpërblehen në fund. “Puna është të fitojmë me zotësi. S’kanë pse të na vjedhin ushqimet. Vjedhja është e pafalshme,”  tha ai me një ton të vendosur.

Në një moment reflektimi, Erandi shtoi: “Unë dua të përcjell mesazhe pozitive. Nuk kam problem të rri edhe pa ngrënë, sa më të qetë të jem me veten dhe me të tjerët.”

Ylli, i cili ka një natyrë të drejtpërdrejtë, vazhdoi bisedën, duke u shprehur se është i bindur që për të fituar, duhet të tregosh fytyrën e vërtetë, pa maska. “Duhet të fitojmë me fytyrë dhe të dalim si artistë të kulturuar,” –tha ai, duke bërë të qartë se për të është më e rëndësishme të ruhet dinjiteti personal.

Bisedës iu bashkua edhe Elinara, e cila e përmbylli diskutimin me një koment “Të mirët gjithmonë ulen dhe bisedojnë”.

Në fund, Erandi kërkoi falje nga Ylli për disa situata të tensionuara që kishin ndodhur mes tyre ditët e fundit. “Më fal që të kam shkaktuar ndonjë shqetësim,”  i tha ai, duke treguar se është i gatshëm të mbyllë çdo konflikt dhe të vazhdojë më tej në një frymë bashkëpunimi.

Ky moment i reflektimit dhe kërkimit të pajtimit i ka ndihmuar fermerët të gjejnë një ekuilibër pas disa ditëve të ngarkuara me debat dhe tensione.