loading

Pas debateve, Andrea dhe Andueli shijojnë një moment relaksi një bisedë e sinqertë pranë pishinës

Pas një serie përplasjeve dhe debateve të forta në fermë, duket se Andrea dhe Andueli kanë gjetur një moment qetësie për të reflektuar dhe shijuar një pushim së bashku. Të ulur pranë pishinës, dy fermerët ndërtuan një bisedë të sinqertë, larg tensioneve të ditës.

“Ka filluar numërimi mbrapsht,” tha Andrea, duke e shprehur hapur shqetësimin për situatën e krijuar në fermë.

Andueli, i cili është i njohur për natyrën e tij të qetë dhe të matur, iu përgjigj menjëherë: “Duhet të kemi kujdes, sepse ata duan të na nxjerrin nga vetja.” Fjalët e tij pasqyronin situatën e vështirë, ku disa fermerë ndiheshin të tensionuar dhe po provonin të përplaseshin me njëri-tjetrin.

Pas kësaj bisedë të shkurtër dhe të thellë, dy fermerët vazhduan të ndanin përvojat e tyre në fermë, duke folur për sfidat dhe mësimet që kishin nxjerrë nga puna e përditshme. Ata e kujtuan se si e kishin nisur këtë aventurë dhe si ishin mësuar të punonin së bashku, ndonëse jo gjithmonë ishte e lehtë.

Në fund, Andrea dhe Andueli ranë dakord se kjo eksperiencë ishte një mundësi e çmuar për të rritur dhe për të kuptuar më shumë rreth vetes dhe të tjerëve.

 

Pjesë nga biseda e tyre:

Andrea: Unë i kam marrë palcën kësaj loje, e kam shijuar shumë.

Andueli: Edhe unë kam mësuar të gatuaj, kam mësuar bujqësinë.

Andrea: Çfarë kë mësuar nga ferma.

Andueli: Kam mësuar se si të sillem me njerëz intrigantë.

Ju Rekomandojmë