loading

Parashutë misterioze fluturon mbi fermë – mesazhi “Keep shining” emocionon Limin

Ndërkohë që dita kishte hyrë në ritmin e saj të zakonshëm dhe fermerët ishin të angazhuar me punët përkatëse, një ngjarje e pazakontë solli emocione dhe kuriozitet në fermë. Një parashutë me një mesazh të shkruar ka fluturuar papritur mbi qiellin e fermës, duke ndërprerë për pak çaste punën e të gjithëve.

Fermerët lanë mënjanë punët dhe dolën në oborr për të parë më nga afër këtë surprizë të pazakontë. Edhe vetë Limi, që ndodhej i angazhuar me detyrat e ditës, u drejtua menjëherë drejt oborrit sapo dëgjoi për parashutën. “Keep shining”  ishte mesazhi i shkruar në parashutë, një shprehje e ngrohtë që preku zemrën e Limin dhe ndezi emocion në të gjithë fermën.

Pasi lexuan mesazhin, fermerët u mblodhën rreth Limin dhe e përqafuan me shumë përzemërsi. Ndër më të emocionuarat ishte Alaba, e cila u hodh në përqafimin e tij, duke e puthur dhe mbështetur me shumë dashuri.