loading

Pakënaqësitë ndaj Andreas shtohen, Nenna shpërthen, Erandi i dhuron trëndafila për ta qetësuar

Pakënaqësitë ndaj kryefermerit Andrea duket se nuk kufizohen vetëm në stalla. Një tjetër kritik vjen nga kuzhina, ku fermerja Nenna ka shprehur hapur mospajtim me mënyrën si Andrea po e menaxhon situatën si drejtues i javës. Sipas saj, puna që i është dhënë është e tepërt dhe e padrejtë krahasuar me të tjerët.

Në një bisedë me Erandin, ajo shprehet e revoltuar:
“Unë i bëj punët, ama janë shumë. Budalle nuk mundet të më bëjë ai mua.”

Erandi, duke vënë re gjendjen e saj të tensionuar, përpiqet ta qetësojë me fjalë të ngrohta:
“Janë gjithë për të ikur dhe mundohen të tregojnë veten, mos u mërzit.”

Për të sjellë një frymë pozitive dhe për ta larguar disi stresin nga situata, Erandi më vonë del jashtë dhe mbledh disa trëndafila për t’ia dhuruar Nennës. Ky gjest i vogël, por me shumë vlerë, prek Nennën që e përqafon dhe i shpreh mirënjohje për kujdesin.

Ndërkohë, tensioni në rritje në fermë vë në pikëpyetje udhëheqjen e Andreas. Si do të përballet ai me këto akuza?