loading

Pakënaqësitë e para të Andreas si kryefermer, vëren mungesë organizimi në grupin humbës

Pas përfundimit të detyrave në stalla dhe sera, duket se kryefermeri i javës, Andrea, nuk është plotësisht i kënaqur me mënyrën si janë realizuar punët nga grupi humbës i sfidës së fundit. Edhe pse detyrat u kryen, për Andrean mbetet shqetësim koha dhe renditja e tyre.

Teksa fermeri Ylli po kujdesej për bimët në sera, Andrea është afruar për të vëzhguar nga afër dhe ka shprehur pakënaqësinë e tij për faktin që kjo punë nuk ishte kryer më herët gjatë ditës. “Pse nuk u bë kjo që në paradite?”  ka qenë një nga pyetjet e tij, duke e vënë në dukje mungesën e organizimit dhe planifikimit nga ana e grupit humbës.

Andrea nuk është ndalur vetëm te kritikat, por ka marrë rolin e drejtuesit aktiv, duke u afruar edhe tek fermerët e tjerë dhe duke u përpjekur të shpjegojë mënyrën se si, sipas tij, duhet të funksionojë ndarja e detyrave. Ai ka kërkuar më shumë koordinim dhe respektim të kohës së punës, në mënyrë që çdo detyrë të përmbushet në kohën e duhur dhe me efikasitet.

Pjesë nga biseda e tyre:

Andrea: Punët ndahen në mënyrë të barabartë.

Erandi:  Çfarë pune nuk bëmë ne?

Andrea: Koteci i pulave dhe sera nuk ka mbaruar, shtëpia nuk është pastuar.

Andrea: Sot  është dita e parë nuk është problem do kërkoja që nga nesër të jetë me ndryshe.

Ernadi: Nuk jemi skllevër.

Andrea: Punët duhet të bëhen si i ndaj unë jo si i ndani ju kaq.

Ju Rekomandojmë