loading

“Padrejtësia më nxjerr nga kontrolli”/ Big Mama bisedon me Andrean: Jam nervoze…

Në pamje të parë, dita në fermë është shfaqur e qetë dhe e mbushur me paqe. Andueli dhe Andrea kanë zgjedhur të kalojnë një pjesë të ditës në ambientet e jashtme të fermës, duke shijuar pamjen dhe qetësinë që ajo ofron. Por pas kësaj qetësie natyrore, nuk mungojnë mendimet, analizat dhe diskutimet për lojën që po afrohet drejt fazës vendimtare  gjysmëfinales.

Gjatë një bisede të qetë mes tyre, Andrea është shprehur se ndjen që nga grupi tjetër flitet për të në mënyrë të vazhdueshme dhe se mezi po pret gjysmëfinalen për të kuptuar saktësisht se ku qëndron në lojë ndoshta deri diku duke lënë të kuptohet një lloj pasigurie dhe tensioni të brendshëm.

Në bisedë iu bashkua edhe Big Mama, e cila i dha një tjetër drejtim diskutimit. Ajo tregoi afeksionin e saj për Elinarën, duke u shprehur se do ta donte ta shihte në finale. “Më pëlqen shumë Elinara dhe e dua në një fermë finale,” tha ajo. Andrea, nga ana tjetër, shtoi: “Edhe unë e dua Elinarën, nuk e di pse sillet kështu me mua.” Big Mama shtoi “ ndoshta nuk e kemi njohur mirë”.

Biseda u thellua më tej kur Big Mama pranoi se ndjente nervozizëm dhe se padrejtësia është ajo që e nxjerr nga kontrolli. Ajo theksoi se ndarja në dy grupe është bërë e dukshme dhe se nuk është hera e parë që përplasjet e mendimeve dhe këndvështrimeve për lojën sjellin tension në fermë.

Gjysmëfinalja po afron, dhe me të po thellohen edhe ndarjet, dyshimet dhe pritshmëritë.