“Pa mëshirë…”/ Andrea këshilllon Anduelin
Pas zgjimit në mëngjes, fermerët janë tashmë të gatshëm për të nisur ditën e tyre të punës në fermë. Kryefermeri Andrea ka filluar të ndajë detyrat për secilin, ai ka caktuar disa fermerë për të kujdesur për kafshët në stalla, disa të tjerë për t’u marrë me lavaterinë, disa janë dërguar në verandën e fermës për të bërë pastrime, dhe disa do të punojnë në kuzhinë për të përgatitur ushqimin e ditës.
Andrea ka siguruar që çdo punë të jetë e ndarë drejt për drejt dhe secili të ketë një rol të caktuar, kështu që punët të kryhen pa pengesa dhe me ritëm të shpejtë. Pas shpërndarjes së detyrave, fermerët janë futur në ritmin e ditës. Disa janë larguar për të punuar në stalla, të tjerë kanë nisur aktivitetet e mëngjesit dhe çdo njeri ka nisur me detyrën e tij. Megjithatë, Andrea dhe shoku i tij këtu në fermë Andueli kanë qëndruar. Duket se Andrea ka vendosur t’i kushtojë pak kohë Anduelit, për të ndarë mendime dhe për të ofruar disa këshilla.
Komunikimi mes dy fermerëve ka qenë gjithmonë i fortë dhe i natyrshëm që nga fillimi. Të dy kanë ndarë një lidhje të ngushtë.
Pjesë nga biseda e tyre:
Andrea: Garës këtu dilja deri në fund, luaj fortë dhe pa mëshirë.
Andueli: Pse e thua këtë?
Andrea: Mos u ndiko fare, nga fjalët.
Andrea: Mos bëj asgjë mangët, bëj më shumë.