loading

“O zemrat e mija…”/ Erandi surprizohet nga droni

Një dron  ka zbukuruar qiellin e Fermës ditën e sotme, teksa fermerët po shijonin diellin pranë pishinës. Droni ka mbërritur në Fermë, ndërsa surpriza këtë herë ishte për Erandin. “Go Noqe,”, thuhej në mesazhin e dërguar për Erandin. Ndërkohë, fermerët kanë përqafuar Erandin dhe e kanë përgëzuar për surprizën.

Erandi u shpreh shumë i gëzuar dhe tha që e dinte se nga i vinte kjo surprizë. Edhe ai përshëndeti personat të cilët i dërguan dronin kolegët e tij. Ju puth fort të gjithëve, jua dua të gjithëve, tha në përshëndetjen e tij Erandi. Të gjithë fermerët përqafuan dhe puthën fermerin duke e përgëzuar.