loading

“O shpirt i babit të dua…”, Big Basta uron të birin për ditëlindje, fermerët i këndojnë shumë urime për ty

Në mes të dinamikës së përditshme dhe sfidave të fermës, një moment i ngrohtë dhe plot ndjesi ka prekur sot të gjithë fermerët dhe publikun. Djali i fermerit Big Basta feston ditëlindjen dhe reperi nuk harroi ta urojë me një mesazh të veçantë nga zemra, pavarësisht distancës.

Big Basta, i emocionuar, ndau disa fjalë të ndjera për djalin e tij, duke shprehur dashurinë dhe mallin për të.

“O shpirt i babit të dua, u bëfsh edhe 100 zemra ime. O jeta babit, të do babi fort, më mungon shumë vëllai im. Të ka babi zemër. Do shihemi”, tha Basta.

Ndërkohë, fermerët e kanë pyetur nëse ka ardhur koha për të uruar Liamin.

Momenti u kthye në një festë të vogël kur fermerët e tjerë iu bashkuan urimit, duke kënduar së bashku këngën “Shumë urime për ty” dhe duke krijuar një atmosferë të veçantë në oborrin e fermës.

Emocione, të qeshura dhe ndjesi të sinqerta, ishte një nga ato çaste që e bëjnë “Ferma VIP” më shumë sesa një lojë. Fermerët u bënë bashkë për të dhuruar gëzim në një ditë të rëndësishme për Big Bastën dhe djalin e tij.

Ky moment, i thjeshtë por i thellë në ndjesi, na kujton se lidhjet familjare nuk zbehen nga largësia dhe se edhe në mes të një formati televiziv, ka vend për dashuri të vërtetë.

Ju Rekomandojmë