“O palo burrë, je edhe 40 vjeç”, plas sherri mes Anduelit dhe Big Bastës
Andueli dhe Big Basta janë përfshirë në një debat të fortë në spektaklin e sotëm në Vizion Plus, ku molla e sherrit ishin pikërisht punët në fermë.
Debati kaloi në tone të larta dhe nuk munguan as ofendimet mes konkurrentëve.
Konflikti nisi pasi Andueli, gjatë javës që mbante titullin e kryefermerit, përmendi si tre fermerët më pak punëtorë ose që nuk i ishin bindur urdhrave të tij, Nennën, Yllin dhe Big Bastën, duke i dërguar në Shtëpinë e Fakirit.
Pjesë nga debati:
Big Basta: Kam vënë re një tendencë të Anduelit për të na zgjedhur ne si fakirë. Dhe shpjegimi që na dha ishte komplet jashtë. Unë nuk besoj tek “metamorfoza” e Anduelit. Ai mund të jetë më i qetë këto 3 javët e fundit, por me këtë “mision” u kthye në gjendjen fillestare, me ofendime e gjithçka. Këta që sillen sikur duan të bëjnë qimet tra…
Andrea: Ke thënë “pres koka”.
Big Basta: Anduel, a më ke thënë mua “ishalla të pushon zemra”?
Andueli: Jo, jo.
Andrea: Turp të kesh!
Andueli: O palo burrë, të të vijë zor. Je edhe 40 vjeç!
Big Basta: Unë nuk e kam bërë të madhe, se nuk jua marr për bazë. Sepse jemi në një garë.